Hyseni: Çështja e dinarit nuk cënon asnjë raport me shtetet fqinje

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Flamur Hyseni, rreth diskutimeve për çështjen e dinarit serb në Kosovë ka thënë se kjo nuk cënon asnjë raport me shtetet fqinje

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Flamur Hyseni

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Flamur Hyseni, rreth diskutimeve për çështjen e dinarit serb në Kosovë, u shpreh se ky është një vendim shtetëror i natyrës juridike dhe se kjo nuk cenon asnjë raport me shtetet fqinje.

“Konkretizimi ka një kuptim më të gjerë në kuptimin e pranueshmërisë se çka del nga vendimi i BQK-së, sepse kjo është një çështje e brendshme dhe lidhet me aspekte sovrane të çdo qeverie e cila rregullon veprimet e brendshme, në këtë rast qarkullimin e një monedhe të vetme që tashmë është e pranuar tash e mbi dy dekada, që është monedha euro dhe ky është vendim shtetëror vendim i natyrës juridike, nuk cënon asnjë raport me shtetet fqinje,” u shpreh Hyseni.

Nga takimi për çështjen e dinarit, Hyseni shtoi se këto vendime janë të institucioneve të pavarura.

“Unë nuk pres që mund të ketë ndonjë zgjidhje sepse vendimet që janë të natyrës së institucioneve të pavarura, është njëjtë sikur të diskutohen vendimet e gjykatës supreme, natyrës së njëjtë janë edhe të Bankës Qëndrore, e cila është autonome, institucion i pavarur dhe ka marrë një vendim dhe ky vendim është me bazë të kjartë ligjore.”

Lidhur me çështjen e dinarit, pas kërkesave nga BE, sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare, në aspektin politik mund të ketë ndonjë pasojë  sepse mund të jetë ndonjë kërkesë që t’i sfidojë institucionet, ndërsa në aspektin ligjor është çështje e qartë, ku sipas tij, çështjet juridike të institucioneve të pavarura nuk diskutohen politikisht.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika