Hyseni: Dialogu për Kurtin ka qenë marrëdhënie me publikun, vendimi për targa tërheqje e tij

Zgjim Hyseni, Nënkryetar i PSD-së

Nënkryetari i Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni i ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se për Kryeministrin Kurti dialogun me Serbinë ka qenë marrëdhënie me publikun si dhe vendimin e marrë në mbledhjen e Qeverisë e quan tërheqje.

“Mu më duket plotësisht koherent me gjithçka qysh është marrë Kurti me dialogun prej fillimit, dialogu për Kurtin ka qenë marrëdhënie me publikun më përpara sesa çka përmbajtësisht po bën, s’ka rëndësi çka bën ka rëndësi qysh e quan”, ka theksuar Hyseni.

Shtyrjen e këtij vendimi nënkryetari i PSD-së, e sheh si një qortim që Kurti iu ka bërë serbëve.

“Kurti po thotë që vendimi nuk është shty, po zbatohet veçse  por  po i qortojmë, masa e zbatimit të vendimit na vjen e realizume si qortim”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera ka potencuar se djegiet e veturave në veri të Kosovës kanë qenë veprimet të  grupeve kriminale të Serbisë dhe si përgjigje të kësaj Kurti i ka qortuar.

“Kurti po don me na ambalazhu një gjë që ne e kemi pa krejt kohën, pas secilës veturë të regjistuar në veri ka pas veprim, është djeg ajo veturë prej sturkturave kriminale të Serbisë e ne në zbatim të vendimit të kësaj pune po i përgjigjemi me qortim, qka po i bjen kjo punë, veçse tërheqje”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij faji është i Qeverisë se si e ka konceptuar këtë punë dhe se qeveria ka dërguar sinjal dhe ka thënë që veriu është çështje e sigurisë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika