Hyseni kërkon nga Osmani e Kurti shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Ish-ministri për Punë të Jashtme, Skender Hyseni, ka kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, shtyrjen e zgjedhjeve në veri deri në krijimin e rrethanave normale

Skender Hyseni, Ish-Ministër i Punëve të Jashtme





Ish-ministri për Punë të Jashtme, Skender Hyseni, ka kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, shtyrjen e zgjedhjeve në veri, duke thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është në pritje edhe të pretekstit më të vogël për t’i aktivizuar skenarët më të errët në veri.

“Kurti e Osmani sot duhet t’i drejtohen popullit dhe të marrin vendim për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, deri në krijimin e rrethanave normale. Osmani e Kurti, sot duhet të dalin para popullit dhe tregojnë cfarë zgjedhjesh do të mbahen në veri. A ka kushte për mbajtjen e tyre apo ato duhet të shtyhen që të evitohet eskalimi i mëtejshëm i situatës. Pothuaj çdo veprim e vendim diletant e amatoresk i Kurtit dhe Osmanit në veri muajve të fundit, ka qenë i gabuar! Sot veriu është tërsisht në duart e bandave e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb, Vuçiq, i cili si gjithmonë kërkon dhe është në pritje edhe të pretekstit më të vogël për t’i aktivizuar skenarët më të errët në veri”, ka shkruar Hyseni në Facebook, transmeton Portali Dukagjini.

Për sulmin ndaj policisë në Zveçan, ku u plagos një pjesëtar, Hyseni tha se një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte.

“Në Ballkan, jo rrallë gjatë historisë, një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte shkatërrimtare. Kur shpërthejnë konfliktet, kot identifikon fajtorët, sepse pasojat i bart qytetari”, ka shkuar ai.

Ndër të tjera, Hyseni ka shkruar se presidentja Osmani nuk ishte konsultuar me organet e tjera të sigurisë, para marrjes së vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Presidentja Osmani kishte vendosur të caktonte një datë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Askush nuk e konteston ligjshmërinë e këtij vendimi në një situatë normale. Por, a ishte Presidentja Osmani në dijeni për potencialin shpërthyes në veri para se të bënte këtë hap?!. A ishte konsultuar ajo me organet kosovare të sigurisë?! A mund të zhvillohet një proces zgjedhor normal në një situatë jonormale, e madje edhe shpërthyese?! Përgjigjja në këtë pyetje është jo! Por përgjigja duhet të jepet nga vetë Presidentja, sidomos tani pas situatës më të re të krijuar në veri, me shkrepje armësh dhe plagosje policësh”, është shprehur Hyseni.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika