Hyseni: Kosova duhet të shkojë drejt ripërcaktimit të kufijve jo asociacionit

Zgjim Hyseni i PSD-së ka thënë se ripërcaktimi i kufijve është zgjidhje më e mirë se sa asociacioni. Sipas tij, duhet dikush që ka guxim që të marrë përsipër një marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Zgjim Hyseni, PSD

Përfaqësuesi i Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni, i ftuar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se mes asociacionit dhe ripërcaktimit të kufijve me Serbinë, duhet ta zgjedh këtë të dytën.

Sipas tij, themelimi i një asociacioni me kompetenca ekzekutive do të ishte më i dëmshëm se sa ripërcaktimi i kufijve.

Hyseni ka theksuar, se një asociacion i tillë prapë se prapë do të linte konflikt brenda Kosovës.

“Jemi duke humb shumë duke e vazhduar status quon. Jam i gëzuar që në një vizitë të më hershme të Escobar ka thënë se jemi në rregull nëse pajtohen dy vendet për një marrëveshje të përbashkët.”

”Unë mendoj që Kosova nëse don marrëveshje finale me njohje, duhet të shkoj drejt ripërcaktimit të kufijve jo drejt asociacionit. Asociacioni do na lërë prapë konflikt brenda”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka shtuar se kryeministri Kurti, në fund do të vendos për asociacion sepse sipas tij, do i binte më pak dëm të brendshëm.

Hyseni, ka përmendur edhe rastin e lëndimit të ish-ambasadores së SHBA-së, Jackobson, për të cilën tha se nuk e kishin lënduar aktivistët e LVV-së, por rojet e saj në mënyrë të paqëllimshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika