Hyseni: Kurti e Osmani po ia dorëzojnë veriun e Kosovës në pjatë Serbisë

Ish-Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni ka thënë që kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani po iu shërbejnë agjendave kriminale serbe në veri ndërsa tërheqjen e serbëve nga postet politike publike i ka quajtur si një fillim të një veprimi më të rrezikshëm

Skender Hyseni, Ish-Ministër i Punëve të Jashtme





Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me vendimin e Listës Serbe për tëheqje nga të gjitha postet politike publike në vend, ndërsa për veprimet e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti ka thënë që po i shërbejnë agjendave kriminale serbe në veri.

“Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave kriminale e diversive serbe në veri. Respektimi i kerkesës amerikane e evropiane për shtyrje të zbatimit për targa do ta evitonte gjithë këtë situate e cila tashti ka rrezik të eskalojë”, ka shkruar Hyseni.

Ndërsa vendimi i Listës Serbe për tërheqje ka thënë që nuk do të duhej të ishte kaq shqetësuses sepse do të shihej si një manovër politike dhe mjet presioni dhe kjo tërheqje sipas tij duket se po shënon fillimin e një veprimi tjetër, shumë më të rrezikshëm.

“Zhvillimet e sotme janë indikatorë të qartë se Qeveria e Serbisë dhe strukturat parapoltike në veri të Kosovës kanë mirëpritur politikat aventureske e fëminore të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët me kryeneqësi rrënuan çdo gjë që me aq mund ishte arritur në integrimin e veriut në sitemin e Kosovës që nga viti 2013”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera ka shtuar se kryeministri Kurti po refuzon çdo koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e Kosovës në botë i cili është rreziku më i madh që po i vie Kosovës nga këta liderë dhe aventurat e tyre fëmijërore politike.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika