Hyseni letër të hapur Albin Kurtit: Kjo sot që po ndodh në Maqedoni, nuk ka ndodh as para vitit 2001!

Letër e hapur Kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti

I nderuar Kryeministër, po të shkruaj i shqetesuar, i deshpëruar, por edhe i angazhuar deri në fund për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut .Kryeministër përgjegjësia e Juaj nuk eshte te perfaqesoni vetem Kosoven, por keni deshmuar se deshironi dhe keni ambicie per te perfaqesuar shqiptaret edhe jashte Kosoves. Asnjehere nuk i’u kam kritikuar, asnjehere nuk iu kam ofenduar, madje shpesh edhe publikisht ju kam mbështetur për disa veprime të cilat kam menduar që po veproni drejt dhe në interes të përgjithshëm shqiptar. Për këtë të fundit dilema nuk kam as sot, por vlerësoj se keni bërë disa gabime të cilat shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po i përjetojnë rënd, e fatkeqësisht pjesë të fajita keni edhe Ju. E kam parasysh oratorinë tuaj dhe mbështjelljen e tezave politike me dozë pragmatizmi, por sinqerisht ta them, ajo që sot po ndodh në Maqedoninë e Veriut, nuk ka ndodh as para luftës së lavdishme të UCK-se në vitin 2001!

Kryeministër, në vend që të loboni në unitetin e faktorit shqiptar, ju madje përsëdyti keni bërë përcarje të thellë e kjo po i mundëson faktorit maqedonas të tallet me faktorin shqiptar pjesëmarrës në qeveri, e si rrjedhojë edhe me gjithë shqiptaret. E di që të preferuarit tuaj në skenën politike shqiptare në Maqedoni s’do te pajtohen, sepse janë verbuar që me cdo kusht të jenë pjesë e pushtetit dhe këtë e arriten, por asnjëherë nuk u deklarove a vepruan mire!? Në këtë koalicion Ju keni një deputet I cili deri më sot asnjëherë nuk iu kundërvu politikave antishqiptare që po kultivohen si asnjëherë më parë në Maqedonine e Veriut, vlerësoj që pjesë të përgjegjësisë keni edhe Ju. Do të ishte e kuptueshme për mua, madje do të mbështetja me ngulm sikur emri i vetvendosjes të shprehte edhe orientimin politik të shqiptareve ketu, por kjo jo qe nuk guxon të përmendet nga të preferuarit tuaj në Maqedoni, por as mendja nuk iu shkon. Nëse Ju në Kosovë keni hequr të zinjetë e ullirit për vetvendosje, pse neve në Maqedoni të mos vetvendosim në zgjedhje, kush do t’i përfaqësojë shqiptarët, por me zgjedhjet e fundit parlamentare edhe atë të drejt të vetvendosjes që e kishim e humbem, pikërisht nga të preferuarit tuaj politik, të cilët për habi ishin edhe te preferuarit e kryeministrit Mickovski! Te prefruarit (për most ë thënë koalicioni I Juaj) tuaj i nderuar kryeministër nuk guxuan t’i kundërvihen Mickovskit kur përgjegjës për marreveshjen e Ohrit e emruan një përfaqesues të partisë serbe, e që luan rolin e Radojciqit në Maqedoni, vetëm me mekanizma të ndryshem! I preferuari i Juaj z.Taravari e dini se deklarohet se nuk e din as Hymnin Kombëtar e për këtë nuk I vjen as turp ta pranojë, e dini se e mohon se në vitin 2001 ka pasur luftë, por thotë konflikt, e kjo I bie se paska qenë konflikt mes mahallash e jo luftë e Ushtirise Clirimtare Kombetare. E dini ju kryeministër se kryetari i Kuvendit kur i thrret deputetet maqedonas të marrin fjalë nuk iu drejtohet shqip, por maqedonisht! E dini ju se tabelat e institucioneve që sipas ligjit duhet të jenë në dy gjuhë tanimë vendosen vetëm maqedonisht! E dini Ju se i vetmi mekanizëm mbrojtës gjatë konkurseve për punësim në administratë ka qenë balanseri, edhe ai do te hiqet dhe sipas gjitha gjasave më vështire do të jetë punesim i ndonjë shqiptari në administratë publike e shtetërore! Aspak nuk do të habitesha që ish luftëtarin e UÇK-së Blerim Ramadani, kjo përberje e qeverisë ta ekstradonte në Sërbi, por nëse do të ndodhte kjo, mendoni se do të ishit Ju i pa fajshëm!

Kryeministër, mësëpaku që do të prisja nga ju do të ishte që të drejtën për të cilën keni luftuar Ju për vite të tëra, e që edhe partia juaj mban emrin të angazhoheshit që të vlejë edhe për ne në Maqedoni!

Nga ju asnjëherë s’kam pritur politikë me dy standarde, me apo pa vetëdije me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut jeni duke e bërë, që për fat të keq pasojat do të jenë shumë të mëdha dhe afatgjate! Nuk kam asnjë dilemë se pas luftës së vitit 2001 s’do del forcë që shqiptarët do t’i nënshtrojë, por kur kjo tendencë vjen nga shqiptarët e preferuar nga JU qenka e dhimshme dhe e pa tolerueshme. Ju keni pergjegjësinë ashtu sic keni vepruar para zgjedhjeve të veproni edhe pas zgjedhjeve, sa nuk eshte vonë, sepse pjesë e fajit jeni dhe nuk do të doja do të bëheni pjesë e dështuar e historise kombëtare shqiptare, prandaj veproni sa nuk është vonë!

Hyseni letër të hapur Albin Kurtit: Kjo sot që po ndodh në Maqedoninë, nuk ka ndodh as para vitit 2001!

Të fundit nga rubrika