Hyseni: Ndale turrin Lumir, jam dhe do të jem 100 herë më LDK se ti

Ish-koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhik, në lidhje me deklaratat e dhëna mbrëmjen e së enjtes në emisionin Debat Plus

Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pasi e ka akuzuar se është bashkuar me kryeministrin Albin Kurti kundër tij dhe LDK-së.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, komentin e Abdixhikut për të, Hyseni e quajti marrëzi, duke i thënë se është dhe do të vazhdojë të jetë 100 herë më i LDK-së se vetë lideri i partisë.

“Që ta përmbyll këtë debat me Lumirit, ngase e konsideroj nën dinjitetin tim te merrem me të, Lumir Abdixhikut i them që jam dhe do të jem 100 më LDK se ai! Përpjekja e tij për të më portretuar si njeri kundër LDK-së, vetëm sa shpërfaq mjerimin e tij politik. Përpos që është qesharake, është edhe marrëzi e llojit të vet”, ka thënë Hyseni.

Abdixhiku ka deklaruar të enjten në emisionin Debat Plus, se është befasuar nga deklaratat e Hysenit, i cili kishte thënë disa herë se është 100 herë më LDK se ai.

“Nuk e kam pritur që vjen dita që Skender Hyseni dhe Albin Kurti bëhen bashkë kundër meje dhe LDK-së. Por, është pozicion bukur interesant”, kishte thënë Abdixhiku.

“Kanë një gjë të përbashkët Skender Hyseni e Albin Kurti. Asnjëri nga ta nuk e duan këtë LDK e as rritjen e LDK-së. Njëri nuk e do se e ka kundërshtar politik, derisa tjetri nuk e do për shkak të interesave grupore që kishte pasur aty”, kishte deklaruar tutje Abdixhiku.

Po ashtu, Hyseni ka thënë se opinioni publik e di qëndrimin e tij ndaj kryeministrit Kurti.

“Nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së, dhe politikave shkatërruese të tyre. Ashiqare Lumiri paska problem me sytë dhe me sensin e gjykimit” – ka shkruar Hyseni.

Tutje, Hyseni ka thënë se nuk ka nevojë të jetë kundër Abdixihikut si person, por si lider i LDK-së.

Ai ka thënë se Kurti e ka futur dje në kurth Abdixhikun, përderisa ky i fundit në Kuvend tha se “ka kaluar koha kur VV ka pasur ndikim në LDK”.

“Ai, pra Lumiri e tha botërisht që kishte një kohë kur VV kishte ndikim në LDK, por tani ajo kohë ka mbaruar. Mua më vjen mirë nëse ka mbaruar ajo kohë, ndonëse me vonesë dhe me pasoja, siç ishte rënia e LDK-së në 12%. E kjo është marrëzia tjetër që e thotë Lumiri qysh në të vjetërit e LDK-së e paskemi sjellë LDK-në në 12%”, ka shkruar Hyseni.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika