Hyseni: Osmani e la edhe Isa Mustafën e Fatmir Sejdiun, Kurtin nuk e ka më të veçantë

Zgjim Hyseni, nga Partia Socialdemokrate (PSD), për "tensionin" në mes të Kurtit dhe Osmanit ka thënë se presidentja nuk e ka "më të veçantë" kryeministrin Kurti sesa Isa Mustafën e Fatmir Sejdiun

Zgjim Hyseni nga PSD

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për “tensionet” në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se presidentja nuk e ka “më të veçantë” kryeministrin Kurti sesa Isa Mustafën e Fatmir Sejdiun.

“Mes tyre (Kurtit dhe Osmanit) bashkëpunimi nuk është fare në baza parimore, është interes i pastërt i ndërsjelltë. Këto dy figura politike nuk i bashkojnë vlerat, i bashkon pushteti. Në atë moment që pushteti vjen në diskutim këta edhe prishen. Kur vjen puna këtu, besoj që Vjosa Osmani është e tillë që në një situatë të caktuar politike, ashtu siç i ka lënë të tjerët, ish-bashkëpunëtorët tjerë, Isa Mustafën dhe Fatmir Sejdiun, nuk besoj hiç që e ka më të veçantë edhe Kurtin, asnjë pikë”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, “është efekt i kësaj hegjemonie”.

“Çështja është se Vjosa Osmani është efekt i kësaj hegjemonie dhe ajo në çdo situatë llogarit për efektin elektoral të cilitdo veprim”, ka thënë tutje ai.

“Besoj që për këtë punë fillimisht duhet të ketë një diskutim të shtruar mirë, ku fjalën kryesore duhet të kenë ata që merren në përditshmëri me çështjen e luftimit të pabarazisë në baza gjinore. Duhet të diskutohet me organizatat e grave, duhet të shihet dhe të analizohet se cilat kanë qenë efektet e kuotës aktuale deri më sot”, ka shtuar Hyseni.

“Tensionin” në mes të kryeministrit dhe presidentes e ka sqaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se Kurti po i fliste Osmanit për avokatin e Popullit, Naim Qelajn, dhe për diskutimin e tij.

Lexo dhe: Zëdhënësi i Qeverisë sqaron “tensionin” në mes të Kurtit e Osmanit

“Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin ‘Drejtësi dhe Punësim’, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese. Kur pas kryeministrit e mori fjalën avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023.

Në atë xhirim shihet kryeministri Kurti duke i folur presidentes Osmani për avokatin e Popullit Qelaj, dhe këtë çështje të fjalës së tij”, ka shkruar Kryeziu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika