Hyseni: Qeveria s’duhet të bjerë në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta

Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se është i interesuar të diskutojnë elementet e marrëveshjes së përgjithshme, teksa foli për agjendën e mundshme të takimit të 18 shkurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel

Ish-Koordinatori Shtetëror për Dialogun në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni

Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bjerë në “grackën” e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta.

Kjo, sepse sipas tij, e njëjta qasje e degradon dialogun dhe si rrjedhim “sjell forcimin e status-quos që është interes jetik i Serbisë dhe Rusisë”.

Hyseni, teksa ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se është i interesuar që më 18 gusht në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, të diskutojnë mbi elementet përbërëse të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që duan ta arrijnë me dialog, ka thënë se e përkrah këtë qasje të kryeministrit.

Megjithatë, Hyseni beson se kreu i qeverisë duhet përfundimisht ta kuptojë se në dialog duhet trajtuar vetëm atë që e ka rëndësi primare.

“E që është arritja e një marrëveshje të përgjithshme me njohje të ndërsjellë, e cila rrjedhimisht dhe me automatizëm i zgjidh të gjitha çështjet e tjera midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Kurti duhet t’i kthehet fromulës dhe platformës që e kishim vendosur ne gjatë qeverisë Hoti, e cila konsistone në qëndrimin se së pari duhet të diskutohen elementet e marrëveshjes së përgjithshme duke përfshirë njohjen dhe të nënshkruhet ajo! E vetëm pas nënshkrimit dhe njohjes do të fillonte zbatimi i zotimeve të marra me marrëveshjen e përgjithshme”, shtoi Hyseni.

Ai ka theksuar se marrëveshja e përgjithshme i bën lehtë të zgjidhshme dhe madje tërësisht të parëndësishme shumë nga marrëveshjet e veçanta.

“Përderisa Serbia insiston se normalizimi mund të vijë përmes zbatimit të marrëveshjeve të veçanta, Kurti duhet të insistojë që së pari duhet të ndodhë normalizimi dhe njohja, e pastaj zbatimi”.

Sipas tij, qeveria Kurti deri tani “ka bërë një gabim të madh” që ka pranuar të bisedojë e negociojë në Bruksel për tema të veçanta.

“Brukseli ka kohë sa të duash. Nuk lodhet. Edhe Serbia ka kohë sa të duash. Kosova nuk ka shumë kohë për ta zgjidhur këtë problem, sepse mosmbyllja e këtij problemi po reflekton shumë keq në zhvillimin ekonomik, në tërheqjen e invstimeve të huaja dhe në shumë fusha të tjera”.

“Nuk e kuptoj pse Qeveria Kurti është tërhequr nga parimi në dialog të cilin e kemi vendosur në vitin 2020. Prandaj nuk jam shumë optimist që të arrihet asnjë lloj normalizimi me Serbinë përmes marrëveshjeve parciale, të cilat edhe ashtu janë vështirë të zbatueshme pa një marrëveshje të përgjithshme dhe njohje”.

Ndryshe, Kurti ka thënë se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht në Bruksel.

Sipas tij, në mënyrë që më 1 shtator të shmangen tensionet e 31 korrikut, faktorët ndërkombëtarë “duhet ta zmbrapsin Beogradin në qasjen e tij destruktive ndaj Kosovës”.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se nuk ka çështje që komunat e Kosovës nuk mund ta adresojnë në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Kurti: Më 1 shtator, akterët ndërkombëtarë duhet ta zmbrapsin Beogradin

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika