Hyseni: Te ne ka islamofobi, kjo duhet të denoncohet sepse nuk i ndihmon kohezionit shoqëror

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se në vendin tonë ka islamofobi.

“Te na ka islamofobi edhe duhet me pranu një gjë të tillë. Kur i shohim gratë me shami, shumë njerëz kanë një mijë paragjykime të gatshme për këtë punë dhe mendoj se kjo është diçka që duhet me u denoncu, sepse nuk i ndihmon kohezionit shoqëror”, është shprehur Hyseni.

Hyseni ka thënë tutje se hoxha Mazllam Mazllami nuk e përfaqëson komunitetin islam në Kosovë.

“Këta janë një segment i kufizuar, te i cili unë nuk arrij të vërej agjendën. Unë besoj që komuniteti mysliman me shtetin e Kosovës duhet me fol dhe me gjet se cili do të jetë raporti”, ka thënë Hyseni në “Debat Plus“.

“Nëse ka një pikë ku bashkohen linja kombëtare që kulmon me UÇK-në dhe këta që e kanë pa zhvillimin e çështjes kombëtare përmes Jugosllavisë, nëse bashkohen diku, unë shoh islamofobi te të dyja këto pjesë”, ka thënë tutje Hyseni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika