Hyseni: Veteranët e vërtetë po pësojnë nga shkëputja e pagës minimale

Sipas, anëtarit të PSD-së, Zgjimi Hyseni, veteranët e vërtetë janë më shumë se sa ata që nuk janë të tillë, dhe se këta të fundit po sakrifikohen në emër të një procesi të dështuar për të vendosur drejtësi

Zgjim Hyseni, anëtari i PSD-së

Kush po pëson më shumë nga shkëputja e pagës minimale?

Sipas, Zgjim Hysenit, nga Partia Social Demokratike (PSD), më e rëndësishme për të është të bisedohet për vendimin e qeverisë i cili do të bëhet ligj sesa për procedura.

Hyseni tutje ka thënë se numri veteranëve që do të pësojnë nga shkëputja e pagës minimale është më i madh sesa i atyre që janë mashtrues.

“Numri i veteranëve të vërtetë që pësojnë nga shkëputja e pagës minimale është më i lartë sesa i atyre që nuk janë të vërtetë”, ka thënë Hyseni në Debat Plus.

Sipas tij, veteranët e vërtetë po sakrifikohen, në emër të një procesi të drejtësisë për të cilin nuk është duke u bërë asgjë.

Hyseni, ka ngritur një pyetje se a po dëshiron qeveria që me të vërtetë të ketë drejtësi? Sipas tij, “kjo qeveri nuk e ka ndërmend e as nuk është duke u brengosur për të vendosur drejtësi”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika