I arrestuari i tretë për rastin e grabitjes në Suharekë lirohet në mungesë provash

Një nga të arrestuarit në lidhje me grabitjen e një argjendarie në Suharekë është liruar në procedurë të rregullt

Pamje nga grabitja në një dyqan argjendarie në Suharekë.

I arrestuar i tretë për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë, është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, prokuroja e rastit, Ervehe Gashi, e cila ka theksuar se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast, Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh, duke llogaritur nga data e arrestimit më 25 nëntor.

Kujtojmë se mbrëmjen e së mërkurës të datës 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë dhe një tjetër është lënduar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika