I arrestuari në Leposaviq dyshohet për spiunazhe

I arrestuari sot në Leposaviq, sipas burimeve të TV Dukagjini, dyshohet për spiunazhe

Personi i arrestuar sot në Leposaviq, sipas burimeve të TV Dukagjini, dyshohet për spiunazhe.

Për të njëjtin, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, kishte thënë se është arrestuar nën dyshimin për vjedhje të identitetit.

“[Rasti] Është vjedhje e identitetit qysh edhe është cilësuar prej prokurorit. Na e kemi ndaluar [të dyshuarin] dje rrugës për Leposaviq, në njëfarë vendi. E kemi marrë me vete në stacion. I kemi marrë disa materiale që ia kemi gjetur. 48 orë është ndaluar për arsye se duhet të bëhet verifikimi i identitetit me këqyr kush është dhe të vazhdojmë tutje”- ka thënë Elshani.

I dyshuari, sipas Elshanit, i ka dy identitete, një me dokumente serbe, ndërsa tjetrin me dokumente të Kosovës.

Ndërkohë, siç shkruan portali Kossev, personi i arrestuar me inicialet M.K ishte bashkëpunëtor i ngushtë i zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vulini është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika