I caktohen 30 ditë paraburgim të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për “Dhunë në familje”

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit për “Dhunë në familje”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit përkatësisht përpos dyshimit se ka kryer veprën penale, në rastin konkret ekziston edhe dyshimi i bazuar se më lënjën e tij në liri, i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuaren dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku se nëse i pandehuri do të jetë në liri mund të përsëris veprën penale, andaj gjykata vlerësoj se si masë e vetme është paraburgimi, e cila masë do të siguronte praninë e të pandehurit A.Z. në procedurë dhe mos përsëritjen e veprës të njëjtë apo të tjera në raport me të dëmtuaren”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura, kanë të drejtë ankese nè Gjykatën e Apelit-Kolegji Penal, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika