I dehur në timon, gjashtë të lënduar e një vajzë në koma, prokuroria liron të dyshuarin në Shqipëri

Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre

Aksident në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Prrenjas-Qafë Thanë ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 23-vjeçare në gjendje kome, në rrezik për jetën.

Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre.

Për pasojë 23-vjeçarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10-vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare, të treja motra.
Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.

44-vjeçari që shkaktoi aksidentin J.D, banues në Peshkopi po ndiqet në gjendje të lirë pas vendimit të prokurorit, thotë policia e Elbasanit ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.

Burimet i thanë Top Channel se drejtuesi që shkaktoi aksidentin e rëndë nga testet e kryera nga policia rezulton i dehur. Artan Pishkashi emigrant ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

E gjithë familja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e 23-vjeçares mbetet e rëndë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika