I dëmtohet vetura një personi në veri, persona të panjohur ia vendosin mbishkrimin “UÇK”

Një personi në veri të Mitrovicës i është dëmtuar vetura nga disa persona të panjohur, të cilët sipas tij, ia kanë vendosur mbishkrimin "UÇK"

Mitrovica e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për një rast, i cili është cilësuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Një qytetar i Kosovës nga veriu i Mitrovicës, ka raportuar se disa persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën e tij, duke ia lënë mbishkrim mbi të “UÇK”.

Sipas tij, njëjtë kishin vepruar edhe në hyrje të ndërtesës së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të panjohur i është dëmtuar vetura e tij dhe ia kishin lënë në veturë një mbishkrim ‘UÇK’. Sipas ankuesit, edhe një mbishkrim, të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Rasti, sipas policisë, ka ndodhur të dielën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika