I dënuari me 24 vjet burgim për vrasje s’gjendet në shtëpi për t’u dërguar në paraburgim

Foto ilustruese

Gjykata Themeloren në Gjakovë ka konfirmuar se Granit Elshani i dënuar nga Gjykata e Apelit me 24 vite burgim, nuk është gjendur në shtëpi për t’u dërguar në paraburgim, me që rast ka lëshuar letër rreshtim vendor.

Fillimisht Apeli me vendim të veçante ia kishte caktuar  Elshanit masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë por jo më shumë sesa dënimi i shqiptuar prej 24 vitesh burgim.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se bazuar në vendimin e Apelit kanë lëshuar urdhëresë për Stacionin Policor në Pejë që Elshani të dërgohet në paraburgim nga shtëpia e tij.

Por se, sipas përgjigjes, kur Policia ka shkuar për zbatim të urdhëresës Elshani nuk është gjetur në shtëpinë e tij. Sipas deklarimit të familjarëve, Elshani nuk ndodhet në Kosovë

“Nga raporti i Policisë për zbatimin e urdhëresës, jemi njoftuar se i pandehuri G.E. nuk është gjetur në shtëpi, dhe sipas deklarimit të familjarëve të tij, ai nuk ndodhet në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Prandaj Themelorja në Gjakovë bazuar në raportet e Policisë ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore që ndaj Elshanit të lëshohet urdhër për shpalljen e Letërreshtimit vendor.

“Gjykata, duke u bazuar në faktet e lartpërmendura, ka konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për të lëshuar urdhër për shpalljen e Letërreshtimit vendor. Sot, më datën 27.09.2024, është lëshuar Letërreshtim vendor, i cili do të shpallet nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Pejë, në të gjitha Stacionet Policore të Kosovës dhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në përgjigje.

Gjykata Themelore në Pejë, në maj të vitit 2018, i kishte dënuar me 25 vjet burgim, Granit Elshanit. Mirëpo, në tetor 2018, Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin në fjalë.

Pas transferimit të lëndës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Granit Elshani më 14 mars 2023 është dënuar me 24 vite burgim për akuzën se më 2 janar 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri, ku për pasojë i vrarë kishte mbetur B.Sh. Këtë vendim e kishte vërtetuar Apeli, por e ka kthyer në rigjykim Gjykata Supreme.

Por, Gjykata Themelore në Gjakovë, në rigjykimin e dytë më 30 nëntor 2023, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Granit Elshanit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 25 nëntor 2016, Elshani akuzohej se më 2 janar 2010 në diskotekën “City Club”, në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri, ku për pasojë i vrarë kishte mbetur B.Sh. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Të fundit nga rubrika