I dyshuari për dhunimin e 12-vjeçares është 19 vjeç

Gjykata e Ferizajt ka konfirmuar se e kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit prej 30-ditësh dhe se më vonë gjatë ditës do të dalin me vendim

Ilustrim





Personi i cili dyshohet se e ka dhunuar një vajzë të mitur 12 vjeçare në Ferizaj është i moshës 19-vjecare.

Nga Gjykata e Ferizajt, në një prononcim për Portalin Dukagjini, kanë thënë se e kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit, dhe se seanca për këtë çështje do të mbahet të martën (sot) në orën 10:30, me dyer të mbyllura.

“Kërkesën e kemi pranu, seancën përgatitore gjyqtari edhe pak do ta mbajë, seanca është e mbyllur. Gjatë ditës merret vendimi, do të njoftoheni me komunikatë”, ka thënë Gentiana Hoxha nga Gjykata e Ferizajt.

Ndryshe, zëdhënësja e Prokuorisë në Ferizaj, Vjosa Bahtiu, e ka konfirmuar se kanë paraqitur në gjykatë kërkesën për masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-ditësh ndaj të dyshuarit për veprën penale të dhunimit.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se nëna e viktimës e kishte raportuar rastin duke thënë se vajza e saj 12-vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.  Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë”, thuhet në raport.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika