I dyshuari për plagosjen në Podujevë gjendet në arrati

Të dielën në Podujevë, është raportuar për disa të shtëna me armë zjarri, ku një person ka mbetur i plagosur, i cili tashmë është duke marrë tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari për këtë plagosje, sipas Policisë, gjendet në arrati

Policia e Kosovës

Të dielën e 12 qershorit, një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Podujevë.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.

“Është raportuar për një plagosje me armë zjarri, ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit, por nuk është gjetur.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, plagoset një person

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika