I dyshuari për planin e atentatit: Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit

I dyshuari për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka thënë "Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njoh dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





I dyshuari për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Prekë Kodra lidhur me përmendjen e emrit të tij si i dyshuar lidhur me rastin në fjalë, ka thënë se e gjithë kjo situatë është duke ia vështirësuar jetën atij dhe familjes së tij.

Kodra në emisionin “Pressing”, ka thënë “Çka me spjegu, se është diçka që vetëm kanë shpikur sikur kanë shpikë persona të paidentifikuar për mu. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njoh dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen time”.

Ndër të tjera ai ka treguar për momentin se si e mori vesh për lakimin e emrit të tij si i dyshuar për përgatitjen e atentatit ndaj Kurtit.

“Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkodër në kafe dhe më thërret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i shikuar lajmet, dhe kur e pashë atë gjë që unë se kisha imagjinuar kurrë në jetën time”.

Ai ka thënë gjithashtu se u ndalua nga Policia e Kosovës në kufi, gjatë hyrjes së tij në Kosovë, rreth një vjet më parë.

“Nuk më ka pyet kërkush nga policia për këtë gjë. Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në Doganë. Kam qenë duke shku në Kosovë me ble një kamionçinë për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndalu kam qenë më makinën e vajzës time. Më kanë marrë dokumentat, më kanë thënë, a ka mundësi me zbrit dhe më kanë mbajt aty nga ora 2 pasdite deri në 11 të darkës, as nuk më tregojshin pse jam ndal”. ka thënë Kodra.

Ai ka vijuar tutje duke shtuar se “Më kanë nxjerr paret, më kanë thonë a ke gjë me veti. I kom thonë po kam 15 mijë euro me veti. Më kanë dërguar në Prishtinë, tek departamenti i kirmeve të rënda, atje më kanë marrë në pyetje dhe unë nuk kuptojsha mirë se për cka bëhej fjalë. Më thanë se dyshohesh për falsifikim të parasë. Unë isha i sigurt që paratë ishin të pastërta”.

Ai tha se në veturën e vajzës së tij të cilën ishte duke e vozitur ai, u gjet edhe një telefon tjetër.

Për këtë telefon, Kodra thotë se nuk ishte në dijeni, por dyshonte se mund të ishte i ndonjë shoku ose shoqe të vajzës së tij.

“Ma kanë marrë telefonin tem, aty në makinë është gjetur edhe një telefon tjetër pa dijeninë time. Një ditë më parë vajza e ka pas mbrëmjen e maturës, dhe ka pasë shok e shoqe në makinë dhe dyshojsha mos i ka rënë dikujt nga shokët e shoqet e klasës. Nuk jam interesuar për telefonin tjetër. Kam qenë i interesuar vetëm për telefonin tim. Ma kanë marrë telefonin kam pas të dhënat e ndërmarrjes dhe nuk ma kanë kthyer sot e kësaj dite”, tha ai.

Ai ka treguar edhe për fotografinë e publikuar ku shihet me deputetin e LDK’së, Driton Selmanaj.

Kodra thotë se ndihet keq për shkak që është përmendur edhe emri i tij lidhur me rastin, por edhe ai thotë se e ka parë Selmanaj vetëm në atë darkë dhe asnjëherë tjetër.

“Më vjen shumë keq për atë person se është figurë e keni përmendur tu e lidh me mu. Ωdo gjë është kot këtu. Kam qenë në Kosovë me gjithë një nip temin dhe me një person, mik të nipit tem që nusja e tij shkon në Zvicër. Kemi shku në Kosovë, jena ftu për një darkë dhe e kemi gjetë atë person aty, deri vonë fare nuk e kom ditë që ka qenë deputet”.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk e ka parë më parë dhe janë takuar vetëm atë ditë.

“Kena hanger dhe kemi pi, kemi ndejt 2 apo 3 orë. Unë në jetën tem nuk e kam parë asnjëherë vetëm atë ditë. As emrin nuk ia di. Tash ia kom msu emrin”.

Selmanajn, Kodra e ka cilësuar si burrë të nderuar.

Ndryshe të hënën e 19 shtatorit, mediumi shqiptar A2news, ka raportuar se ka ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Sipas këtij mediumi, kjo është bërë e ditur nga një dokument i cili është bërë publik të hënën nga disa hakerë, të cilët dyshohet se këto dokumente i kanë marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Qeveria konfirmon kërcënimin me atentat ndaj kryeministrit Kurti

Një fotografi e të dyshuarit me deputetin e LDK-së, Selmanaj ishte publikuar nga mediumi Shqip.com.

Selmanaj ka sqaruar fotografinë e tij me të dyshuarin, Prekë Kodra për planin e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se ai takim ka qenë rastësi dhe asnjëherë nuk e ka njohur më parë.

“Ka qenë fundi i vitit 2020, unë isha rrugës në relacionin Prishtinë – Prizren dhe më merr në telefon Beg Salihi (mik i familjes sonë / vllau i gruas së djalit të axhës tim), ku më thotë që nëse ke pak kohë eja ta pijmë nga një kafe se i kam ca miq nga Shkodra. Unë për respekt për mysafirët nga Shqipëria ndalem në një restoran në fshatin Korishë të Prizrenit”, ka vijuar Selmanaj.

Ai ka thënë se ky është rrisku që duhet të paguhet kur je person publik.

Selmanaj sqaron fotografinë me të dyshuarin për planin e atentatit ndaj Kurtit





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika