I dyshuari për vrasjen në Ferizaj ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa motivet lidhur me këtë ngjarje nuk dihen ende

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, të shtunën ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka njoftuar se motivet lidhur me këtë ngjarje nuk dihen ende.

Ndërsa, i dyshuari Q.J., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Ndërkaq, të shtunën e 28 majit në orën 00:53, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, te marketi “Euro Market” ka pasur të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vritet 30-vjeçari në Ferizaj, autori i dyshuar plagoset nga policia

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika