“Ndodhin këto raste”, ishte deklarata e Urim Hysenit, personit që vrau nënën e tij në Pejë, pas intervistimit që iu bë nga policia.
Megjithëse është i nevojshëm vlerësimi psikiatrik i tij, ai akoma nuk është dërguar në institutin e psikiatrisë forenzike. Kështu bëri të ditur drejtori i këtij instituti, Shpend Haxhimusa për emisionin “Jeto” në Radio Dukagjini.
“Deri më sot në ende nuk kemi marrë urdhëresë nga gjykata për ekzaminim psikiatrik. Pas urdhresës presim të krijohen kushtet për pranimin e të njëjtit. Për arsye të rastit mënyrës se si është kryer krimi do duhej urgjentisht ta pranojmë dhe me pas të përcjellim gjendjen e tij aktuale dhe nërmalisht ti ndërmarrim hapat diagnostifikues dhe trajtues.”
Ndërsa, Avokati i Urim Hysenit, Azdren Mekaj ka deklaruar se kanë bërë kërkesë që ai të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, por akoma nuk kanë marrë përgjigje.
“Në bazë të kryerjes së vepres penale, ne kemi kërkuar që i njëjti të dërgohet për egaminim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe jemi në pritje të veprimeve hetimore nga ana e prokurorisë. Jemi akoma në pritje të kërkesës së Prokurorisë.”
Radio Dukagjini, ka kontaktuar edhe organet e drejtësisë, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.