Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje të premten teksa po fliste gjatë një fushate në qytetin jugor të Nara, të martën i është dhënë lamtumira e fundit nga e gjithë Japonia.
Një makinë funeralesh transportoi trupin e tij nëpër kryeqytetin e Japonisë, në Tokyo, njofton BBC.
Pas një shëtitje të fundit, trupi iu dërgua në sallën e funeralit, ku edhe u dogj sipas traditave japoneze.
Gjersa vetura e funeralit po udhëtonte nëpër kryeqytet, nëpër Tokyo ishin ulur flamujt në gjysmështizë.
Gjithashtu, ishte edhe një numër i madh njerëzish që ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit të vendit.
Funerali i Shinzo Abe supozohej të ishte një çështje private, e mbyllur për të gjithë, përveç familjes dhe miqve. Por publiku japonez kishte vendosur ndryshe.
Deri në orën 14:30 (06:30 GMT) ishin rreshtuar dhjetëra mijëra njerëz gjatë gjithë rrugës ku do të kalonte makina që transportonte ish-kryeministrin Shinzo Abe.
Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe një nga politikanët e saj më me ndikim. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje në një vend ku rastet e dhunës me armë janë jashtëzakonisht të rralla.
Policia tha se autori i armatosur kishte në shënjestër Abe, për shkak të ankesave që kishte me një grup fetar, ku ai besonte se ishte pjesë e Abe. Por ata ende po hetojnë se cilat ishin motivet e të armatosurit dhe nëse ai veproi i vetëm.
Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, qëllohet teksa mban një fjalim elektoral në Japoni