I fitoi votat për deputet, Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës

Alban Zogaj ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës pas fitores në zgjedhjet për deputet.

Në një postim në Facebook, Zogaj falënderoi ekipin me të cilin ka punuar, kryetarin Përparim Rama dhe kryetarin e partisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku për mbështetje dhe bashkëpunim, si dhe qytetarët e Prishtinës që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

Ai theksoi se dorëheqja e tij është një pasojë e zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Kosovës, një përgjegjësi që ai e pranon me përulësi dhe angazhim të plotë.

“Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si Deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën. Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik”, kështu ka njoftuar Zogaj në Facebook.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika