I gjenden mbi 40 paketime me duhan të grirë në veturë, kapet i dyshuari në kufi

Gjatë kontrollimit tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me duhan të grirë me peshë secila nga 500 gramë, gjithsej 21 kilogramë, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës

Dogana e Kosovës dje ka parandaluar një rast të kontrabandës së duhanit në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas njoftimit, një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij.

Gjatë kontrollimit tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me duhan të grirë me peshë secila nga 500 gramë, gjithsej 21 kilogramë, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës.

“Më datën 05.06.2024, në orët të pasdites një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij. Gjatë kontrollimit të përbashkët me zyrtarët policorë, tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me “DUHAN TË GRIRË” me peshë secila nga 500 gram, gjithsej 21 kilogram, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës!, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se mallrat dhe vetura mbesin të bllokuara deri në përfundimin e procedurave kundërvajtëse.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika