“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli: Negociatat të mbyllen në vitin 2027

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”.

Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në Bruksel kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe tregoi objektivat që ka ndarë me presidencën Hungareze dhe BE-në.

 Rama u shpreh se ky është një hap shumë u rëndësishëm, i cili po bëhet sipas planit. Ai shtoi se viti i ardhshëm do të sigurohet të mbyllet me grupkapitujt e hapur, për anëtarësim në BE.

“Marshi ynë vazhdon. Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është i rëndësishëm për planin tonë. Kjo sepse po bëhet sipas planit. Ne duhet të vazhdojmë përpara. Ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj. Shpresojmë në pranverë dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë dhe hap motivues”, tha Rama në Bruksel.

Rama deklaroi se ambicia e qeverisë që ai drejton është të bëjë “detyrat e shtëpisë” dhe negociatat të mbyllen në vitin 2027, në mënyrë që “anëtarësimi jonë të mbyllet brenda kësaj dekade”.

 “Sot kemi një pamje më të qartë për punën që është bërë dhe gjithashtu marrim si një inkurajim real që kemi shumë punë përpara dhe falënderime të veçanta për skuadrën e komisionit evropian, na mëson se sit ë mbijetojmë me një buzëqeshje të madhe ndaj përqasjes neurotike të BE, të gjitha falënderimet janë shumë të sinqerta dhe vijnë nga zemra falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta dhe për t’i lidhur të gjitha pikat nuk është e lehtë dhe ata vetë e dinë se sa e vështirë është dhe në të njëjtën kohë është pjesa e përmbushjes dhe përpjekjes dhe mësimit si të bëhemi më mirë, për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Evropë nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por na vlera, sundimi i ligjit, s’ka dyshim se në Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt, ndaj ambicia jonë nuk është sekret, duam të sigurohemi, i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është ambicioze, por e kemi ndarë këtë së bashku”, u shpreh Rama.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika