“I kemi gjetur nën rrënoja në bazë të telefonave”, flet familjari i tre viktimave në Gjakovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në fshatin Jabllanicë, të komunës së Gjakovës, ku si pasojë e një shembje të një objekti të pabanuar, tre fëmijë kanë humbur jetën.

Viktimat janë një 13 vjeçar dhe dy të tjerë nga 16 vjeçar të familjeve Ramaj, Mehmetaj dhe Morina, familje këto, që bashkë me fshatin sot janë në ditë zie.

Sipas KosovaPressit, njëri nga viktimat ka qenë fëmija i vetëm i familjes. Ndërkohë, objekti i rrënuar dikur ka qenë një market, e që mbas lufte ka qenë e pashfrytëzueshme.

Sipas disa incizimeve të një kamere të shtëpisë, shihet se shtëpia është rrënuar rreth orës 16:35, kurse, tre të miturit pas gjashtë orësh janë gjetur nga familjarët pa shenja jete.

Mënyra se si janë gjetur të miturit e ka shpjeguar për KSP-në, edhe familjari i viktimave, P.A., i cili ka ndihmuar për t’i nxjerr nga rrënojat.

Ai tha se pasi që njëri nga prindërit ishte shqetësuar se djali i saj nuk po e hapte telefonin, ka dalë për ta kërkuar dhe kur në momentin që ka parë objektin e rrënuar, ka dyshuar se janë në të, derisa tregoi edhe procesin e tërheqjes nga rrënojat.

“Rreth orës 10:30 mbrëmje janë gjetur. Kanë dal si rinia duke luajtur, shokë. Për viktimat kur kemi hetuar që janë këtu, iu kanë bërë telefonat në këtë objekt, kemi thirrur policinë, kanë ardhur policia shumë shpejt, ambulanca, zjarrfikësit, kur i kemi gjetur pa shenja jete… që shihet në bazë kamerave që është rrënuar… E kemi zbuluar se i kemi lypë këndej në këtë lagje, që janë dalë me luajtur, kjo ka qenë në këmbë, kur e kemi pa të rrëzuar, kemi dyshuar që mos janë në të, i kemi thirrur në telefon, iu kanë bërë telefonat brenda. Me traktor, duke i quar përpjetë, bazë telefonave i largonim”, tha Ademaj.

Ndërkohë, banorët kanë njoftuar policinë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore. Këta të fundit konfirmuan vdekjen e viktimave.

Ndërsa, udhëheqësi i ndërrimit të zjarrfikësve në Gjakovës, Gazmend Beqiraj dha informatat të cilat i kishte rreth kësaj ngjarje, por jo në prani të kamerës, pasi që nuk ishte në ndërrimin e mesnatës.

Beqiraj shtoi se stacioni është telefonuar në ora 22:50 dhe dy ekipet që shkuan në vendin e ngjarjes, kanë përfunduar aksionin në ora 12:40.

“Kanë qenë dy ekipe, e tre automjete, së bashku me komandantin e brigadës, Xhevdet Brahimaj. Na kanë telefonuar rreth orës 22:50 dhe ekipi në ora 12:40 të mesnatës është kthyer nga aksioni, nuk kam informata të tjera”, shtoi Beqiraj. /KSP

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika