I kërkonte INTERPOL-i, njësiti elitë i policisë kryen dy arrestime

Njësiti elitë i Policisë së Kosovës, FAST, ka asistuar gjatë ditës INTERPOL-in, duke arrestuar dy persona në Malishevë dhe Istog, të cilët kishin urdhërarrest ndërkombëtar. L.A dhe F.S ishin në kërkim të autoriteteve italiane

Krimet dyshohet se i kryen në Itali.

Nga atje, L.A dhe F.S erdhën në Malishevë dhe Istog.

Mirëpo, kjo ikje rreth 700 kilometërshe, atyre nuk u doli e suksesshme.

Arrestimet në Malishevë dhe Istog që ndodhën me urdhër të autoriteteve italianë, u kryen nga njësiti FAST i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se e ka asistuar INTERPOL-in për t’i kryer këto arrestime.

“Përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), kemi realizuar një  operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë. Dy personat e dyshuar kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës, Televizioni ka dërguar pyetje në adresë të INTERPOL-it për të marrë më shumë detaje për rastin, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

L.A dhe F.S fillimisht janë ndaluar për 48 orë dhe më pas do të vendoset nëse ata do të transferohen në Itali.

E njësiti i cili i arrestoi ata, është një nga njësitet më elite të Policisë së Kosovës.

FAST punë kryesore e ka arrestimin e personave të kërkuar ndërkombtarisht dhe deri tash ka kryer disa operacione të suksesshme.

Mes tyre, ka arrestuar një shtetas gjerman të dënuar me 20 vite burgim për trafikim me drogë, si dhe me urdhër të INTERPOL-it kishte arrestuar edhe tre shtetas maroken, të cilët dyshoheshin se ia kishin prerë kokën një shtetasi të Bosnjës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika