I konfiskohet arma një të dyshuari në Vushtrri

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar një person të dyshuar nga i cili është konfiskuar një armë

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë kësaj të hënëje kanë identifikuar një person të dyshuar nga i cili është konfiskuar një armë.

“Konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që dje me datën 06 gusht 2023, derisa i dyshuari ishte në një aheng nga automjeti i tij në lëvizje në fshatin Nadakovc ka shtëne me armë zjarri”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton tutje se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “pistoletë” me 17 fishek, dhe se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari K. M., 37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës””, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika