I konfiskohet arma të dyshuarit për plagosje në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth plagosjes së dy personave në Shtërpcë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth plagosjes së dy personave në Shtërpcë, të premten e 6 janarit.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pasi kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, hetuesit rajonal kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.

Pak më parë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se i dyshuari për plagosje në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika