I konfiskohet një armë zjarri të dyshuarit 18-vjeçar në Mitrovicë

I është konfiskuar një armë zjarri të dyshuarit 18-vjeçar në Mitrovicë. Konfiskimi i armës nga i dyshuari është realizuar në rrugën “Ibri” në Mitrovicë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së 17 marsit në Mitrovicë kanë konfiskuar një armë zjarri.

“Konfiskimi i armës nga i dyshuari është realizuar në rrugën “Ibri” në Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur në posedim dhe i është konfiskuar një armë e llojit pistoletë”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar R. F.,18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ai pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika