Policia e Kosovës përmes raporti të saj 24-orësh ka bërë të ditur se një i mitur në Mitrovicë ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një të mitur tjetër.
Në njoftimin e policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa është konfiskuar një revole e llojit “Zastava”.
“Mitrovicë. 26.08.2023-06:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarrit viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.