Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Shefqet Alija” në Gjakovë.
Policia ka bërë të ditur se ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar i mitur.
I njëjti sipas policisë pas një mosmarrëveshje kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Policia njofton se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.