I paarritshëm për drejtësinë, askush s’merr përgjegjësi për Sekiraqën

As në ditën e katërt prej kur Enver Sekiraqa është në arrati, nuk kanë një përgjigje në Gjykatën Themelore që e lanë të mbrohet në liri. Përgjigje për herën e fundit që e panë nuk kanë as Policia, të cilët kanë njoftuar pikat kufitare se në momentin e parë që hasin në Enver Sekiraqën ta ndalojnë atë. Babai i Triumf Rizës, ka dyshime se i dënuari për nxitje të vrasjes së djalit të tij, gjendet në një shtet fqinj

Enver Sekiraqa, foto ilustrim.

Asnjë institucion shtetëror nuk ka marr përgjegjësi për arratisjen e njërit prej njerëzve më problematik e të kërkuar në Kosovën e pasluftës – Enver Sekiraqa.

Tek në ditën e katërt, Policia ka konfirmuar se e ka njoftuar me një raport gjykatësin e Apelit, që e ktheu në paraburgim, se Sekiraqën nuk kanë arritur ta gjejnë në vendbanimin e tij.

Por, Policia nuk është përgjigjur në pyetjen e Dukagjinit se në cilën datë ata e kanë evidentuar për herë të fundit në organe të drejtësisë Sekiraqën.

Krejt çka dihet është se Sekiraqa në publik u pa për herë të fundit më 29 prill në seancën me fjalët përfundimtare.

Tri ditë radhazi, sipas Policisë ata e kanë kërkuar por nuk e kanë hasur të njëjtin, që ligjërisht ka qenë në liri të plotë së paku nga 3 maji kur trupi gjykues, i kryesuar nga Agim Kuçi e dënoi me 25 vjet burgim por e liroi nga arresti shtëpiak.

Në përgjigjen e Prokurorisë, avokat i tij figuron Besnik Berisha e i cili edhe e ka bërë një reagim në Facebook.

“Meqë ra fjala, Enver Sekiraqa nuk është arratisur, ndaj mos i kryqëzoni ata që e kanë lënë të lirë, e mos i lavdëroni as ata që në shkelje të ligjit dhe kushtetutës e kanë urdhëru masën e paraburgimit”, ka shkruar Berisha që të hënën nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit”, ka shkruar Berisha.

Përgjigje nuk ka dhënë as Gjykata Themelore e Prishtinës nëse kanë iniciuar ndonjë rast për trupin gjykues por shkurt zëdhënësja ka thënë se ‘për veprimet e ndërmarra nga kryetarja e gjykatës, publiku do të informohet me kohë”.

Për këtë çështje, Dukagjini ka pyetur edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës por as ata nuk kanë kthyer përgjigje.Por dikush në këtë mes, ka gjithmonë diçka për të thënë, e ai është babai i Triumf Rizës- vrasja e të cilit u nxit nga Enver Sekiraqa.

Shefqet Riza- Babai i Triumf Rizës tha se “Bile ai, edhe ka një ide se ku mund të jetë duke u fshehur i njëjti.”

Shefqet Riza- Babai i Triumf Rizës deklaroi se “Edhe në muajin shkurt, Sekiraqa ishte liruar nga arresti shtëpiak dhe masa nga Themelorja i ishte zëvendësuar me paraqitje në polici”.

Por, Apeli edhe atëherë e kishte kthyer në arrest shtëpiak duke e vlerësuar pikërisht si rrezik arratisjen e tij nëse lihet krejtësisht në liri.

Pas vrasjes së Triumf Rizës, Enver Sekiraqa ishte për 5 vjet në arrati dhe me drejtësinë u ballafaqua vetëm kur ai vendosi vet të dorëzohet.

(VIDEO) “Në Rusi ose Serbi” – Babai i Triumf Rizës tregon se ku mund të jetë Enver Sekiraqa

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika