“I pafytyrë, të papërgjegjshëm, politikë adventuriste, kryeneçe”, Limaj kritikon Kurtin dhe Qeverinë

Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj  në emisionin e pasdites “Five” në RTV Dukagjini nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij.

Limaj, politiken e Qeverisë dhe të kryeministrit e ka quajtur si arrogante, aventuriste dhe të papërgjegjshme.

Kështu sipas Limajt, kemi një marrëveshje sikur ajo e Ohrit, që e pranoi Kurit më 18 mars.

“Kjo marrëveshje ka ardhë si rezultat i një politike 2 vjeçare adventuriste, të papërgjegjshme, kryeneçe arrogante të kësaj garniture”, ka thënë Limaj.

Limaj nuk i ndali edhe më tej kritikat, ku sipas tij Kurti “pa pikë fytyrë” po mundohet që marrëveshjen e Ohrit të shesë ndryshe në popull.

“Kryeministri ka shkelur kushtetutën, pasi e ka pranuar këtë marrëveshje, pasi në preambulën e atij dokumenti paragjykohet statusi i Kosovës, Kurti pranon që çështja e statutit të Kosovës nuk është e zgjidhur, mund të hapet është e hapur, praktikisht kjo korrespondon me kushtetutën e Serbisë… Neni 7 ka disa problematika, është marrëveshje e 2015, Kushtetuesja e ka rrëzuar ne 2015..Pika 10 është marrëveshja e 2013-tës.”, ka shtuar Limaj.

Ndërkaq, Limaj gjatë intervistës tha që këto që po thoshte të regjistrohen, pasi do të dalin fjalët e tij, kështu duke kritikuar prapë Kurtin, pasi në emisionin “Debat Plus”, Kurti i janë lëshuar disa video nga e kaluara kur kundërshtonte Asociacionin, e sipas tij kryeministri nuk e kishte problem këtë.

“Xhiroje, incizoje, fatmirësisht jemi në një kohë moderne, edhe pse edhe me xhirime mo spo e kanë gajle, e shihesha kryeministrin ia qiteshin videot, por se ka gajle”, ka thënë Limaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika