Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar me lideren e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila vepron bashkë me Qeverinë e Bashkuar Tranzitore në ekzil.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e quajti frymëzues takimin dhe diskutimin në Bruksel, madje ai thotë se Tsikhanouskaya është një grua e guximshme, e cila përfaqëson shpresën dhe qëndrueshmërinë e popullit të saj.
“Tsikhanouskaya është e vendosur që të ballafaqohet me të gjitha sfidat e mundshme – për një të ardhme më të mirë dhe më demokratike për Bjellorusinë. Për vetëmohimin dhe kurajon e saj në këtë mision shumë të vështirë, por shumë fisnik, zonjës Tsikhanouskaya i shpreha konsideratën dhe solidaritetin e plotë”, ka shkruar Krasniqi.