I parkuan veturat para shtëpive të tyre, dënohen pa paralajmërim dhjetëra banorë të lagjes “Hajrullah Abdullahu”

Dhjetëra banorë të rrugës “Hajrullah Abdullahu”, të komunës së Prishtinës, janë dënuar me nga 30 euro për shkak se i kanë parkuar veturat para shtëpive të tyre.

Ky aksion i komunës së Prishtinës, sipas Dukagjin Goranit, ka qenë i paparalajmëruar.

Gorani konfirmoi se edhe ai është dënuar, vetëm për shkak se, sipas tij, e ka parkuar veturën para shtëpisë së tij private.

Ai për Portalin Dukagjini, tha se banorët e asaj rruge nuk kanë se ku t’i parkojnë veturat e tyre.

“Vetura ime e parkuar para shtëpisë sime, më kanë dënuar 30 euro. E kanë dënuar të gjithë mahallën. Nuk kemi ku t’i lëmë veturat, ato i parkojmë para shtëpive tona. Si duket qenka ardhur një urdhër i ri nga Komuna, që mos me i parku veturat para shtëpive private. Nuk e di ku kanë me i parku, sepse pjesa më e madhe nuk kanë garazha. Qysh ka mundësi kështu, të gjithëve na kanë dënuar me nga 30 euro”, ka thënë ai.

Gorani u shpreh se janë dënuar rreth 50 deri 60 persona, teksa thotë se ky është një veprim absurd.

“Prej se mbaj mend në Prishtinë është zakon me i parku veturat para shtëpive. Nuk na kanë treguar që do të merret një aksion i tillë. Së paku të na kishin treguar, pa kurrfarë paralajmërimi, veç janë ardhur e i kanë shpërndarë 50-60 dënime, pse i kanë parkuar veturat para shtëpive të tyre, pa asnjë alternativë. S’kam pa dënim më absurd”, vijoi ai.

Portali Dukagjini ka provuar të kontaktojë me komunën e Prishtinës, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika