I pengoi punëtorët e KEK-ut gjatë detyrës, arrestohet i dyshuari

Korporata Energjetike e Kosovës -KEK

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimet se ka penguar punëtorët e KEK-ut gjatë detyrës në Mirash.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari ua ka ndalur punën punëtorëve në mënyrë të dhunshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i kishte penguar punëtorët e korporatës së KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave të tyre, duke ua ndalur punën në mënyrë të dhunshme në lokacion. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika