Qëkur politikani serb, Nikolla Sanduloviq, bëri homazhe në Prekaz e që kishte vendosur lule mbi varrin e Blerina Jasharit, familja e tij përballet me maltretime nga Serbia.
Në një postim në llogarinë e tij në platformën “X”, Sanduloviq ka njoftuar se persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së tij.
“Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit, pasi ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare, Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”, ka shkruar Sanduloviq.
Ai ka shtuar se tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve.
“Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, ka shkruar ai.
The persecution of Aleksandar Vučić and his terrorist gang from Kosovo in cooperation with the BIA against Nikola Sandulović continues.
Yesterday they desecrated the grave of Nikola Sandulović’s mother because he laid flowers on the grave of the murdered seven-year-old Albanian… pic.twitter.com/cK0Q5UtCDL— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) February 15, 2024