I përfundon mandati në Beograd, Haxholli do të jetë pjesë e MPJD-së

Diplomati kosovar me detyrë prej Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxhollinë ka njoftuar se nuk do jetë më në këtë pozitë, por rrugtimin e tij profesional do ta zhvilloj në Ministrinë e Jashtme në Prishtinë. Ai ka shkruyar se "Në Serbi mund ose do të hyj/a vetëm nëse ky vend dhe kjo shoqëri e pranojnë zyrtarisht realitetin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran"

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka njoftuar se i ka përfunduar mandati i tij si sekretar i kësaj zyre.

Haxholli përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ai aktualisht është në fazën e “phaze out” dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është largimi i gjësendeve nga zyrja e tij.

Diplomati kosovar ka thënë se në Serbi mund të hyj vetëm nëse ky vend do e njohë pavarësinë e Kosovës.

Haxholli gjithashtu ka shkruar se tash e tutje do të jetë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD).

“Më lejoni t’ju informoj se, me iniciativën për përfundimin e mandatit tim katërvjeçar në Beograd/Serbi, jam në procesin e ashtuquajtur ‘phase out’, dhe e vetmja gjë që më mbetet të bëj këto ditë, është tërheqja e gjësendeve personale dhe dorëzimi zyrtar i detyrës aktuale për të marrë detyrën e re në MPJD”, ka shkruar ai.

Diplomati Haxholli tutje ka shkruar se “Pas përfundimit të mandatit, ashtu siç kam bëra para se të filloja, në Serbi mund ose do të hyj/a vetëm nëse ky vend dhe kjo shoqëri e pranojnë zyrtarisht realitetin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Sidoqoftë, deri atëherë mund të kem arritur në moshë të thyer dhe kalimin tranzit drejt Evropës do të më duhet ta bëj përmes rrugëve më të mira dhe peizazheve më të bukura bregdetare, siç janë Mali i Zi apo Kroacia”, ka shkruar Haxholli.

Këtë njoftim Haxholli e ka bërë pikrisht në ditën kur në Serbi janë ndaluar në dy raste të ndara dy ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika