I përkeqësohet gjendja gjatë rrugës, pas dërgimit në QKMF ekipi mjekësor e konstaton vdekjen e tij

Një personit i është përkeqësuar gjendja në rrugë, me të dërguar në QKMF në Rahovec është konstatuar nga ekipi mjekësor vdekja e tij

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten një person është dërguar në QKMF në Rahovec në gjendje të përkeqësuar, ndërsa mjekët e kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Personin e ka dërguar një tjetër kalimtar, i cili e kishte parë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Me urdhrin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se viktimës mashkull gjatë në rrugë e sipër, i është përkeqësuar gjendja dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF Rahovec, ku mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika