Dy persona janë plagosur paraditen e së hënës gjatë një grabitjeje me armë zjarri në lagjen Veternik të Prishtinës.
Njëri nga të plagosurit u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjendje të rëndë, ndërsa personi tjetër, fillimisht thuhet se u trajtua në Spitalin e Graçanicës.
Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, ka thënë para mediave se personi i dytë u transferua në QKUK rreth orës 12:00 dhe ndodhet në sallën operative në gjendje të rëndë.
Siç raportohet, personi i dytë po ashtu i plagosur me armë zjarri dyshohet se është një nga të dyshuarit për grabitjen.
Autoritetet janë duke hetuar rastin dhe pritet që të japin më shumë detaje në orët në vijim.