I plagosuri në “Arbëri” jashtë rrezikut për jetë, i dyshuari akoma në arrati

Mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë arritur ta shpëtojnë personin që u plagos mbrëmë në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. Ai i është nënshtruar një operimi, kurse aktualisht gjendet në mjekim intensiv. Kurse dorasi i dyshuar gjendet ende në arrati. Ndërsa motivet e këtij rasti nuk dihen akoma

Të shtënat me armë zjarri në terrin e orës 18:00 shqetësuan lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Aty mbrëmë një person u qëllua me armë nga një person tjetër, i cili sipas dëshmitarëve, nuk ishte i vetëm.

Për pasojë F.J mbeti me lëndime në rrugë deri sa arriti Policia e Kosovës në vendngjarje.

Vetura e viktimës kishte mbetur aty, derisa me detajet u mor Policia.

“Me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar provat materiale të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes po ashtu janë marrë pamjet nga kamerat e bizneseve për rreth”.

Policia, njoftoi po ashtu se në hapësirat ku ka ndodhur krimi, në rrugën “Mine Peza” të kryeqytetit janë gjetur edhe gëzhoja tëtjera të armës së zjarrit.

“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor” – Policia e Kosovës.

I dyshuari gjendet në arrati dhe po kërkohet nga Policia.

Viktima u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike për shkak të lëndimit nga arma e zjarrit dhe gjakderdhjes së madhe.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci ka dhënë detaje për Dukagjinin rreth gjendjes së të plagosurit.

“Dje në orët e vona ne kemi pas një intervenim kirurgjik në sallën e operacioneve në emergjencë, pacienti ka qenë i lënduar me armë zjarri në anën e majtë të gjoksit. Fillimisht është bërë intervenimi kirurgjik me drenazhë torakale pastaj është dashur të futet në sallën e operacioneve për arsye se ka pasur rrjedhje të madhe të gjakut dhe për fat të mirë, pacienti ka qenë shumë mirë”, ka thënë Nazmi Kolgeci – Drejtor i Kirurgjisë Torakale.

Aktualisht, i plagosuri është duke u trajtuar në mjekimin intensiv qendror në QKUK, derisa motivet e këtij rasti nuk dihen akoma.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika