I plagosuri në Ferizaj është vëllai i mitur i viktimës – gjendet jashtë rrezikut për jetë

"Në spital ka ardhë vëllai i së ndjerës. I është dhënë ndihma e parë, është jashtë rrezikut për jetë se plumbi në parakrahun e djathtë, në dorë domethënë. I është larguar plumbi, i është mobilizuar dora. Po planifikohet dërgimi i tij në Repartin e Ortopedisë në Ferizaj", ka njoftuar Spitali i Ferizajit

Vëllai i gruas që u vra në Ferizaj është i mitur dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Fikret Arifi.

“Në spital ka ardhë vëllai i së ndjerës. I është dhënë ndihma e parë, është jashtë rrezikut për jetë se plumbi në parakrahun e djathtë, në dorë domethënë. I është larguar plumbi, i është mobilizuar dora. Po planifikohet dërgimi i tij në Repartin e Ortopedisë në Ferizaj”, ka thënë Arifi.

Ndërkaq, sipas tij, gruaja ka qenë pa shenja jete në vendin e ngjarjes dhe nuk është dërguar fare në spital.

Sipas Arifit, viktima, pasi është marrë nga ekipi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika