I refuzohet kandidatura Ramadan Beshirit nga LVV-ja, cila është arsyeja reale?

Ramadan Beshiri, nuk është certifikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të garuar për të parin e partisë në komunën e Mitrovicë. Për këtë, ai ka reaguar duke thënë se i plotëson të gjitha kriteret por se kryesia ka vepruar me arbitraritet të plotë, madje duke mos ia dhënë lajmin në formë të shkruar por, vetëm në mënyrë verbale duke e bërë gjithë procesin të pabesueshëm dhe jodemokraik

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë Ramadan Beshiri

“Përveç kriterit të heshtjes karshi degradimit të Mitrovicës nga ish-pushteti lokal dhe mohimit të drejtës për të ushtruar lirinë e besimeve fetare si e drejtë universale”, kështu ka reaguar kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Ramadan Beshiri.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramadan Beshiri në Mitrovicë e kishet shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj parti por, ai ka njoftuar se nuk është certifikuar.

Me mënyrën si kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje po iu mohon kandidaturën për të garuar për të parin e degës në Mitrovicë, ka shprehur pakënaqësi Beshiri. Ai ka konsideruar se kjo është forma më arbitrare e mundshme.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se “Ka disa ditë që komentohet për një vendim rreth kandidaturës sime, mirëpo, duke e ruajtur nivelin e komunikimit nuk kam reaguar pa pranuar një vendim zyrtar në adresën time”.

“Sot në formë verbale, më njoftuan se nuk jam certifikuar si kandidat potencial, kërkova me mirësjellje arsyetim dhe nuk mu dha!”, ka shtuar Beshiri.

Më tej ai ka pretenduar se është shkelur statuti i LVV-së në nenin 22.

“Kjo e drejtë është e garantuar me statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! (neni 22) dhe mbi këtë të drejtë kemi aplikuar me datën 18 gusht 2022 nën shoqërimin e njëzetë aktivistëve më të vjetër të qendrës sonë në Mitrovicë”.

“Në kushte normale, procesi zgjedhor është dashur të kaloj në frymën e meritokracisë, duke u bazuar në statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, saktësisht (nenit 58) i cili detajisht konfirmon formën e zgjedhjes së Kryetarit të qendrës përkatëse”, ka sqaruar ai.

Kandidatura e tij është në përputhjeje me çdo kriter statusor e profesional, sipas Beshirit.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika