I riu nga Kosova, kampion i Shqipërisë në atletikë

I riu nga Gjakova, Tirron Mamusha është shpallur kampion i Shqipërisë në sportin e atletikës, në garën e zhvilluar në Elbasan, më 23 dhe 24 maj 2022, e organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës

Tirron Mamusha, atlet

Sportistët nga Kosova nuk njihen vetëm për xhudo e futboll, por ata janë të shquar edhe në sportet e tjera.

Në sportin e atletikës, i riu nga Gjakova, Tirron Mamusha ka zënë vendin e parë në garën e mbajtur në Elbasan, duke u shpallur kështu kampion i Shqipërisë i vitit 2022.

Përmes një interviste për Portali D, Mamusha ka rrëfyer për fillimet e tij nga sportet si futbolli e boksi, duke vazhduar rrugëtimin e tij në atletikë dhe suksesin e tij deri në shpalljen kampion i Shqipërisë.

Mamusha ka treguar për titullin e fituar së fundmi, por ka bërë të ditur se kjo fitore në Shqipëri nuk është e para.

”Po, me datën 23-24 maj ka qenë kampionati i Shqipërisë, dhe unë kam garuar në distancën 5 mijë m. Në këtë garë kam arritur të dalë i pari duke u shpallur kampion i Shqipërisë. Ky është viti i dytë që garoj për Kampionatin në Elbasan dhe është viti i dytë rresht që kam arritur të fitoj”, ka thënë Mamusha.

Ai ka treguar edhe për fillimet e tij në sport.

”Unë vij prej një familjeje që janë kontribues dhe adhurues të sportit, e kjo më ka shtyer që unë si fëmijë të merrem me sport dhe në fund jam përcaktuar për sportin e atletikës, pasi është sporti në të cilin kam gjetur veten”.

Tirron Mamusha

Se a ka ndonjë garë të radhës, në të cilën mendon të marrë pjesë, Mamusha ka thënë ”Tash me datën 5 qershor do të garojë në gjysmë maratonën e Ohrit dhe gjithashtu  kam edhe disa gara tjera në Bosnje, Zvicër, Gjermani e Maqedoni, ku të gjitha janë halfmarathon dhe maratona”.

Ai ka folur edhe për synimet e tij në të ardhmen.

”Atletika është sporti që më bën të ndjehem mirë, ndërsa motivimi im më i madh është që sa më shpejt të jem pjesë e Lojërave Olimpike”, ka thënë Mamusha.

Por, gjithashtu, ai ka treguar se a merret me ndonjë sport tjetër, përpos atletikës.

”Po, në të vërtetë si çdo fëmijë tjetër kam filluar të merrem me futboll, pastaj kam vazhduar të merrem me boks. Pas një kohe i kam hyrë edhe sportit të atletikës, pasi që është sporti që më bën të ndjehem shumë mirë”.

Tirron Mamusha

24 vjeçari, Tirron Mamusha është sportist nga “thembra deri në kokë”!

Ai është rritur në një familje sportistësh në Gjakovë, në lagjen afër Pallatit të Sporteve Shani Nushi, ku shumë fëmijë kanë kaluar dikur pjesën më të madhe të ditës, në terrenet e futbollit, hendbollit, basketbollit, në ambientet e gjelbëruara rreth e rrotull këtij objekti.

I shkathët, plot energji, Tirroni fillimisht tërhiqet nga sporti fisnik –boksi, e më pastaj në vrapime. Nga një vogëlush që sportin e kishte marrë për hobi, tash ka arritur në një sportist shembull për sukseset e arritura.

Nga shtigjet e Gjakovës dhe Prishtinës ai ka përjetuar shtigjet e gjata në Romë, Athinë, Sarajevë, për t’i matur forcat me vrapuesit e njohur ndërkombëtarë.

Synimi i tij i vetëm është që ai të arrijë kulmet në vrapimet e gjata dhe ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike.

Ndryshe, atletika është një nga sportet më të lashta, që është përfshirë në programin e rregullt të Lojërave Olimpike që në 1896, në Olimpiadën e Parë të kohërave moderne.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika