“I rrezikshëm e i panevojshëm”, Rama e kritikon aksionin e policisë në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, duke e quajtur të rrezikshëm dhe të panevojshëm. Ai shpreh shqetësimin e tij për pasoja negative të kësaj situate në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rama ka bërë të dituar se qëndron në të njëjtin mendim SHBA-të për të ndaluar këtë situatë në Veri të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, ku e ka ka thënë  se kjo situatë e dëmton procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më tej Rama e ka quajtur të pa nevojshme aksionin e Policisë së Kosovës në veri dhe bashkohet në thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë bashkohem me ta në apelin[ e SHBA-së] për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin [e raporteve], njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.🇺🇸 🇦🇱 🇪🇺”

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!”, ka shkruar i pari i Qeverisë e Shqipërisë Edi Rama në Twitter.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika