Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve ndaj të pandehurit G.G. për veprën penale të mashtrimit, të mërkurën ka realizuar dy kontrolle në Gjakovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Gjatë aksionit, autoritetet kanë sekuestruar 55 mijë euro para të gatshme dhe njëkohësisht kanë iniciuar një rast të ri për veprën penale të “Shpëlarjes së parave”.
Sipas Prokurorisë, hetimet janë në fazën finale dhe rasti vazhdon të trajtohet nga autoritetet përkatëse.
Biznesmenit G.G. më 5 mars iu sekuestruan 166 parcela të cilat ndodhen në komunat e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë me vlerë mbi 1 milion euro.
Dyshohet se këto pasuri janë përfituar në mënyrë të paligjshme.