I sekuestrohet një pistoletë një serbi në veri

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, serbit arma i ishte gjetur pas kontrollimit të veturës së tij me targa serbe. Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt

Një serbi i është sekuestruar një armë nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arma ishte gjetur pas kontrollimit të veturës së tij me targa serbe.

“Njësiti policor në veturën me targa të Serbisë, pronë e të dyshuarit mashkull serb, ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë pa municion. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:30 në veri të Mitrovicës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika