“Servila të ngratë, asgjë më shumë. Sovranitet në çdo cep dhe pikë.”
Ketë deklaratë të tijën në lidhje me situatën në veri të shkruar në Facebook, deputeti i VV-së, Halil Thaci, ishte duke e komentuar në “Debat Plus” gjatë një lidhje telefonike.
Siaps tij, kushdo që e kritikon aksionin e Policsë së Kosvës në veri të vendit dhe Qevrinë e Kosovës – e cila u kritikua nga ShBA-të e QUINT-i – është “servil dhe I shitun te Vucici”.
Kësaj, ka regaur analisti, Visar Ymeri, duke i thënë se “a është edhe ambasadori amerikan dhe Sekretari i Shtetit të shitun të Vuçiqi?” – Thaçi i është përgjigjur duke i thënë se mos e barazojë vetën me ambasadorin amerikan.
Ndërsa, ajo çka ishte intresant në këtë debat ishe pyejtja që Ymeri ia bëri deputetit të VV-së se a i ka punësuar familjarët e tij në KEK.
Debati mes tyre:
Ymeri: Kur po thua servilë, servil ndaj kujt, apo mendon ndaj Vuçit, ndaj Listës Serbe apo ndaj amerikanëve edhe nëse thu servilë ndaj Vuçiqit a i bjen që Departamenti i Shtetit është servil ndaj Vuçiqit. Përgjijgju në pyetje sepse je deputet, sepse the se të gjithë ata që e kritjojnë qeverinë jane servilë të Vuçiqit, që i bie edhe ambasadori amerikan edhe vendet e QUINT-it edhe Departamenti i Shtetit dhe Sekretari i Shtetit edhe instutucionet e BE-së edhe NATO-ja, a janë të gjithë të shitur të Vuçiqi, zotëri?
Thaçi: Mos u mundo me e barazu vetën me ambasadorin amerikan.
Ymeri: Vec deshta me e qit në pah se nuk e ke ditë se çka ki shkru, e as nuk po e dine se cka je tu thanë tash.
Thaçi: Veç ty po të kuptoj që je kundër institucioneve të Kosovës, nëse vetën nuk e kuptoj, unë ty të kuptoj se ti je kundër institucioneve të Kosovës.
Ymeri: A i shtine qata familjar në KEK, a hala?
Thaçi: Unë asnjë familajrë në KEK- nuk e kam punësu Visar Ymeri… unë nuk shitem Visar sikur ti që je shit. Je shit për Klanin Pronto, tash po shitesh për Vuçiqin.
Ymeri: Kujdes zotëri me deklarata publike se këto janë akuza.
Deklaratat e ShBA-ve dhe QUINT-it që kritikuan Qeverinë e Kosovës
Departamenti i Shtetit ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë ditës së premte ka ndërmarrë veprime kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj evropian.
Kështu këto veprime të “panevojshme” siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, do të kenë pasoja në marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-ve.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.
Edhe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier, i ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në tri komunat e veriut të Kosovës.
Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.